Konferenca e fundvitit, Rama e nis me krizën energjetike: Çmimi nuk rritet, çfarë ndodh me bizneset

0
149

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferencën e fundvitit me gazetarët. Në fillim të fjalës së tij, kryeministri tha se kriza energjetike që ka përfshirë Europën pritet të nda ndikojë edhe ne duke theksuar se ka një projeksion që të përfundojë në qershor të vitit 2022, megjithatë sipas tij ende kjo nuk është tërësisht e qartë.

Kryeministri theksoi se nuk do të ketë rritje të çmimit për konsumatorët familjarë, pavarësisht krizës energjetike në Europë, ndërsa konfirmoi se do të ketë një paketë ndihme edhe për bizneset që iu është kërkuar që të dalin në tregun e lirë për të blerë vetë energjinë. Sipas Ramës, kjo do të bëhet për të mos lejuar rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tyre.