Ne 24 oret e fundit ne Elbasan eshte konfirmuar pozitiv me koronavirus nje person .
Behet fjale për nje një 53-vjeçar që punon si roje në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mësohet se ai është infektuar nga bashkëshortja e tij që punon si sanitare në spitalin e Elbasanit, aty ku eshte perqendruar vatra kryesore e infeksionit. Pas konfirmimit të dy prindërve, është vetë-izoluar një prej fëmijëve të tyre. Djali i karantinuar punon si roje në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Elbasan. Ambientet e kësaj të fundit, për pasojë, janë dezinfektuar.
Sipas kinfirmimit edhe te Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani, Elbasani ka 48 raste aktive me koronavirus.
Elbasaniflash