Konfirmohet një vatër murtaje në Maliq, do të asgjësohen 192 kafshë! Rrezikohen 5000 krerë në fermat afër zonës

0
2

Konfirmohet vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës.

Vatra është në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve, do të asgjësohen rreth 192 krerë ndërkohë që rreziku në zonë është i lartë.

Ndërkohë, ka shumë krerë të tjerë në afërsi të fermës, teksa ferma më e afërt me vatrën është vetëm 500 metër larg. Për pasojë, janë rreth 5000 krerë të rrezikuar.

Në vijim, pritet të bëhen procedurat për asgjësimin si dhe vëzhgimin e perimetrit brenda distancës 3 kilometër.