Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë konfirmuar një rast të prekur nga gripi i shpendëve, tek një pacient që nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me zogj ose ndonjë kafshë të infektuara.
Ky është rasti I parë që konfirmohet pa pasur ekspozim ndaj gjallesave të prekura nga virusi, megjithatë ekspertët thonë se rreziku për përhapje massive mbetet I ulët.
Për vitin 2024, vetëm 14 persona janë konfirmuar me gripin e shpendëve në SHBA dhe të gjithë kanë një historic me kafshë bartëse të virusit.
Ndërsa pacienti I infektuar në shtetin amerikan të Misurit u zbulua përmes kontrollit rutinë të sezonit të gripit.
Ai është bartës I sëmundjeve sezonale dhe mori medikamentë kundër gripit, ndërkohë që është në gjendje të mirë shëndetësore, sipas mjekëve.
Shteti nuk ka raportuar prezencë të sëmundjes në bagëti këtë vit, por vetëm tek zogjtë e egër, njësoj si në të shkuarën.
Virusi ka shënuar rritje mes lopëve në SHBA gjatë këtij viti, pasi një shpërthim u raportua për herë të parë në mars.
Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që prek edhe kafshët e tjera, ndërsa infeksionet njerëzore janë të rralla.
U zbulua për herë të parë në Kinë në vitet 1990 dhe që atëherë është përhapur në çdo kontinent, përfshirë Antarktidën.
Zyrtarët botërorë të shëndetësisë besojnë se rreziku aktual për njerëzit është i ulët, por e kanë monitoruar në mënyrë aktive sëmundjen prej vitesh.
Janë prekur kafshë të egra në mbarë botën duke infektuar specie të ndryshme si luanët e detit, fokat dhe arinjtë.