Policia e Tiranës arreston ish-gjyqtarin e Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj. Shoqërimi i tij u bë një ditë më parë nga policia sëbashku me të vëllanë.
Shkak është bërë një konflikt me fëmijët e tij të mitur për pronësinë e një makine, të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje ndaj tij.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik” njoftoi policia.