Ora 09:42/ Kongresi sapo ka konfirmuar fitoren në Kolegjin Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.
Biden ka fituar ndaj Donald Trump me një rezultat të thellë për të marrë presidencën.
Numërimi i tre votave elektorale në Vermond i jep fitoren Biden dhe emëron automatikisht Kamala Harris si zv/ Presidente e SHBA.
Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për votat elektorale në Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.
Ora 08:47/ Dy anëtarë të Senatit janë konfrontuar me njëri-tjetrin gjatë debatit për numërimin e votimit në Pensilvani.
Gjithçka nisi me republikanit Morgan Griffith dhe demokratit Conor Lamb, teksa po debatonin për rregullsinë e këtij procesi.
Demokrati i sulmoi protestuesit, duke thënë se ata po përdhosin Kapitolin me dhunën e ushtruar dhe se kjo nuk është demokraci. Dy anëtarët e Senatit nisën të përplasen me njëri-tjetrin, duke agravuar situatën.
Ora 07:50 – Zv/ Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Matt Pottinger jep dorëheqjen.
Ky vendim ka ardhur pas reagimit të Donald Trump për të shuar trazirat. CNN njoftoi të mërkurën në mbrëmje se disa nga ndihmësit kryesorë të Presidentit Donald Trump, duke përfshirë këshilltarin e sigurisë kombëtare Robert O’Brien dhe zëvendës shefin e kabinetit Chris Liddell, po mendonin të jepnin dorëheqjen.
Ora 07:30 – Kapitoli është në duart e sigurta të policisë, por deri më tani raportohen 4 të vdekur. Mes tyre mësohet se ka ndërruar jetë edhe gruaja që u plagos mbrëmjen e djeshme nga policia.
Sakaq Senati ka rinisur punën për votimin e rezultateve të zgjedhjeve të 2020.
Senati amerikan hodhi poshtë me shumicë dërrmuese një lëvizje nga aleatët e Presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezulateve të zgjedhjeve presidenciale për shtetin e Arizonës që i dha fitoren demokratit Joe Biden.

Ora 22:30/ Presidenti në detyrë i SHBA, Donald Trump nëpërmjet një videomesazhi u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë dhunën.
Trump është shprehur se e kupton dhimbjen e tyre, por kjo nuk është një arsye për të thyer ligjin dhe rregullin amerikan.
“E di që jeni të lënduar, e di që keni dhimbje, zgjedhjet u vodhën nga ne, të gjithë e dimë por tashmë duhet të shkoni në shtëpi. Duhet të jemi paqësore. Duhet të respektojmë ligjin dhe rregullin, duhet të respektojmë uniformat tona. Nuk duam që askush të lëndohet. Jemi në një periudhë shumë të brishtë, sepse nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë. Këto ishin zgjedhje jo të drejta, por nuk mund të jemi lodra në duart e këtyre njerëzve, duhet të jemi paqësor. Shkoni në shtëpi! Ju duam! Jeni shumë specialë. E di si ndiheni, por shkoni në shtëpi”, ka thënë Trump.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 6, 2021
Te gjitha zhvillimet e datës 6 janar
Ora 22:14/ Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden ka reaguar për herë të parë për kaosin e shkaktuar nga protestuesit pro-Trump.
Biden ka thënë një një deklaratë për mediat ka thënë se demokracia e vendit është vendosur nën sulm.
“Ky është një sulm ndaj republikës tonë, një sulm ndaj shtetit të së drejtës, të ndërmarrjeve më të shenjta amerikane, atë të përdorimit të njerëzve për biznes. Kjo nuk është disidencë, është çrregullim, është kaos, është kryengritje dhe duhet të marrë fund tani”, ka thënë ndër të tjera Biden.
Ora 22:00/ Udhëheqësi Demokrat i Senatit Chuck Schumer dhe Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje Presidentit Trump të kërkojë që protestuesit të largohen menjëherë.
“Ne po i bëjmë thirrje Presidentit Trump të kërkojë që të gjithë protestuesit të largohen menjëherë nga Kapitoli i SHBA.”
Ora 21:51/ CNN raporton se ka shumë oficerë të plagosur në Kapitol. Ata janë transportuar për në spital.
Sakaq figurat kryesore të vendit e kanë dënuar dhunën, duke e cilësuar atë të papranueshme për një vend demokratik.
Ora 21:39/ Trump me anë të një postimi në Twitter u ka bërë thirrje protestuesve që të jenë më të qetë. Ai ka thënë të shmanget dhuna.
“Ju kërkoj të gjithëve ju që jeni në Kapitol të protestoni paqësisht. Jo dhunë! Mos harroni, ne jemi një parti e ligjit dhe e rregullit. Respektoni ligjin dhe uniformat blu. Faleminderit”, shkruan Trump.

Ora 21:30/ Administrata e Shtëpisë së Bardhë ka bërë me dije se në ndërtesë janë shënuar të shtëna me armë, ndërkohë që ende nuk dihet se cila palë ka qëlluar. Është ende e paqartë nëse ka të lënduar, por një grua sipas mediave amerikane është plagosur.
Kryetari i Dhomës Nancy Pelosi kërkoi ndihmën e Gardës Kombëtare për të siguruar Kapitolin
Ora 21:27/ Protestuesit vijojnë të depërtojnë në brendësi të Kapitolit me thirrjet “Ne duam Trump”.
Ora 21:16/ Ligjvënësit në Dhomës e Senatit janë evakuuar, ndërkohë që u është kërkuar të pajisen me maska antigaz.

Ora 20:46/ Seancat e posaçme të Dhomës dhe Senatit janë ndërprerë midis përplasjeve të përshkallëzuara midis protestuesve dhe policisë.
Ligjvënësit ishin mbledhur për të konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, një rezultat i refuzuar nga protestuesit.
Foto dhe video në rrjetet sociale tregojnë demonstrues të mbledhur përpara dhomës së Senatit. Imazhe të tjera tregojnë demonstruesit që mbajnë armë zjarri.
U hodh edhe gaz, ndërsa nuk dihet nga kush.





Trump supporters have entered the US Capitol Building pic.twitter.com/TxNf4DxV8g
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) January 6, 2021