Kongresi ku vetëm Rama u duk socialist!

0
58

Nga Erion Murataj 

Sot s’ka dyshim që predhat e SPAK-ut diktuan vendimarrjen për boshtin e PS.
E s’ka dyshim që në hall apo jo Rama ishte i vetmi që u duk socialist në artikulim në një sallë ku të gjithë kishin hallin e fundshpinës së tij.
S’ka dyshim që tallja me liderin e ballkonit nuk zbeh zullumin që ka kapluar gjithë hajdutët që nuk do amnistohen sipas Ramës dhe pse janë të shpisë tij e për të cilët ai nuk mban asnjë përgjegjësi.
E megjithëse i rrethuar nga Rilindasit e tij Rama kokën e futi tek streha e korifenjëve të PS si Etem Ruka, Gramoz Ruçi e Pandeli Majko.
Me fjalë të papritura ai ktheu direkun befas tek pensionistët dhe duke bërë hasha Rilindasit që e mbështetën kundër Fatos Nanos lançoi një formulë komunitare për të ardhmen e PS.
S’ka dyshim që ujku qimen e ndërron por zakonin se harron por diçka duhet t’ia njoh sot, pastrimin e skenës nga një lavazhier si Taulant Balla, vendim që u kujdes ta kompesonte me mamicën në krye të kuvendit.
Por lajmin i mirë për Elbasanin sot është që pastrimi ka filluar e për bërsitë e lavazhierit të librazhdit që teatrin e ngriti në planin e tragjikomedisë.