Është konstituar sot Këshilli i ri bashkiak i Elbasanit.Njëkohësisht Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja u betua për një mandat të dytë.Me shumicë votash Lufti Lala do të jetë kryetari i Këshillit Bashkiak për katër vitet e ardhshme por që duket se drejtimi i këshillit do të jetë i vështirë për z.Lala pasi debatet nuk munguan që mbledhjen e parë.
Përplasja e parë u shënua mes këshilltarit të koalicionit “Bashkë fitojmë” Blendi Himçi dhe kryetares së PS për Elbasanin Ermira Urupi. Kjo e fundit me tone urdheruese i kërkoi per disa minuta kryekëshilltarit Lala që ti hiqte fjalën Himçit duke shënuar incidentin e parë që mbledhjen e parë.