Konsultime për kriteret e lëvrimit të garancisë sovrane për kreditimin e bujqësisë

0
156

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, (MBZHR) ka nisur konsultimet me bankat dhe fermerët për të përcaktuar kriteret e lëvrimit të garancisë sovrane prej 1 miliard lekësh në mbështetje të kreditimit të bujqësinë.

MBZHR bëri të ditur se, brenda muajit shkurt do të përcaktohen afatet e hyrjes në fuqi të  skemës, ndërsa bankat do të përcaktojnë normën e interesit për kreditimin e bujqësisë dhe agrobiznesit.

Shteti do të marrë përsipër 50% të riskut që kanë bankat kur i japin kredi fermerëve.

Fondi i garancisë sovrane prej 1 miliardë lekësh do të jetë në dispozicion të fermerëve dhe agro-përpunuesve, të cilët do investojnë jo vetëm në prodhim, përpunim apo paketim por edhe në shtimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve të tyre. /j.p/