Nëse ka një ushqim që është krejtësisht i shëndetshëm është fasulja. Fasulet janë një ndër ushqimet tradicionale shqiptare por shpesh herë ne i neglizhojmë pasi nuk ua dimë të gjitha vlerat. Sot do t’ju njohim me disa fakte tipike të këtij ushqimi.
Fasulet janë bishtajore dhe e kanë origjinën në Lindjen e Mesme, por u përhapën shumë shpejt në Indi, në vendet e Mesdheut dhe në Amerikë. Fasulet janë të bardha kafe, ose me lara, dhe kanë vlera të larta kalorike. Mund t’i konsumoni të ziera dhe të skuqura. Fasulet përmbajnë një përqindje të lartë të fosforit, 20 herë më shumë se peshku, i cili është i njohur për sasi të lartë të fosforit, kështu që konsumojini sa më shpesh të jetë e mundur.