Kontrabandoi veshje nga Greqia me vlerë 100 mijë euro, arrestohet shoferi i autobusit

0
2

Goditet një tjetër rast i kontrabandës, ndërsa në pranga ka rënë shoferi i një autobusi që vinte nga Greqia. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet . Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.

Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje, me vlerë 100 mijë euro.