Kontrabandonin veshje nga Turqia dhe i vendosnin logo e etiketa të markave të njohura, nën hetim 51-vjeçari! Në kërkim i biri

0
187

Një 51-vjeçar është vënë nën hetim dhe i biri është shpallur në kërkim për kontrabandim të rrobave nga Turqia

Babë e bir i vendosnin veshjeve logo dhe etiketa false të disa markave dhe i shisnin me çmime shumë të larta.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

Babë e bir magazinonin këto veshje në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji” dhe pasi i vendosnin logot dhe etiketat e markave të njohura, i shisnin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.