Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe Reçit përgjatë fashës orare 17-20.55 të ditës së dielë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se në burgun e Rrogozhinës janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cenuar elementët e sigurisë “vulat”.
Ndërsa një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.
Ndërkohë në burgun Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë ndërveprim në rrjetet sociale.
Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj.
Materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.