Pas lajmit të mëparshëm se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesa dhe bizneset e Ergys Agasit, mediat kanë hedhur dyshime se ky person ndodhet në Dubai.
Syri tv ka mësuar se janë kryer kontrolle në banesën e tij në Mullet.
Sipas informacioneve, agjentët e BKH-së të urdhëruar nga prokurorët e SPAK, kanë kryer sot kontrollin e banesës në Durrës dhe Tiranë si dhe vendeve të biznesit që zotërohet nga biznesmeni, Agasi.
Ndërkohë nuk ka një saktësim se cilat prej bizneseve të tij janë kontrolluar.