Kontrollet në kampin e muxhahedinëve në Manëz, MEK: Policia vrau një prej nesh

0
218

Një person dyshohet se është vrarë gjatë operacionit policor të zhvilluar këtë të martë në kampin MEK në Manëz të Durrësit.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se burime brenda kampit i kanë thënë se gjatë kontrollit, dyshohet se policia ka vrarë një muxhahedin.

“Ky veprim është vetëm për të qetësuar mullahët iranianë që po bien. Ky aksion është i ngjashëm me atë të 17 qershorit që u zhvillua në Paris, por ky është në kufirin e Shqipërisë.

Ky është një nga ditët më të zeza në Shqipëri. Ajo që ju shkrova nuk është qëndrimi zyrtar i autoriteteve të Ashrafit, por ajo që thonë banorët e Ashrafit.”- thuhet nga zëdhënësi i muxhahedinëve në kampin ASHRAF