
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça
Prokuroria e Tiranës e akuzon Ervin Muçën për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike’.
Ervin Muça akuzohet se kopjoi bazën e të dhënave TIMS, që regjistron hyrje-daljet e qytetarëve jashtë vendit
Prokuroria ka veçuar çështjen dhe po heton për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Ndërhyrja në sistem ishte objekt i Komisionit hetimor të drejtuar nga Ervin Salianji, i cili në fjalën e tij para Kuvendit në përfundim të afatit të punimeve të komisionit, u shpreh se
Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT.
Ai listoi arsyet e këtij përfundimi duke përmendur procedimin e tij penal në Itali për falsifikim dokumentesh, refuzimin e lejes së qëndrimit gjithashtu në Itali dhe mosplotësimi i formularit të dekriminalizimit.
Salianji shtoi se Muça gjithashtu nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dy punësuar në agjencinë e Kadastrës
“Nga puna e komisionit rezultoi se Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për të qenë drejtor i departamentit të IT. Ai është proceduar penalisht në Itali për falsifikim dokumentesh në vitin 2007, iu është refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk ka plotësuar formularin e dekriminalizimit,. Nuk ka kryer trajnimet e detyrueshme.
Nuk ishte pajisur me certifikatën e sigurimit të personelit dhe ishte i dypunësuar në agjencinë e kadastrës. Emërimi i tij është bërë thuajse 10 ditë para se të hapej vendi vakant dhe 8 ditë para se të dilte urdhri i tij i emërimit”, u shpreh Salianji në Kuvend.
