Zhduket pa gjurmë një 16-vjeçar nga Korça. Nëna e Anxhelo Abidinit, Ermelina Mustafa ka kërkuar ndihmën e medias për gjetjen e të birit, pasi policia e shtetit ende nuk ka bërë asgjë. I mituri është larguar nga banesa, pasi është trembur për shkak se prokuroria e Korçës nga ngritur akuzë ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. Hetimet e nisura tetë muaj më parë janë mbyllur duke ngritur akuzën e vjedhjes ndaj të miturit.
16 vjeçari nga Korça Anxhelo Abidini, pesë ditë me parë është larguar nga banesa pa njoftuar familjarët. Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, por kjo e fundit nuk ka rënë në gjurmët e të miturit.
Nëna e të miturit bën apel për ndihmë për gjetjen e djalit.
Ndaj të miturit kishte nisur një procedim penal tetë muaj më parë, në lidhje me vjedhjen e një telefoni, ndërsa së fundi ndaj tij është ngritur dhe akuzë për këtë rast.
© SYRI.net