Pheniani zbuloi raketën e re balistike ndërkontinentale gjatë një parade ushtarake që shënonte 75 vjetorin e Partisë së Punës në pushtet.
Imazhet e transmetuara në televizionin shtetëror tregojnë një raketë balistike ICBM në një automjet transporti me të paktën 22 rrota, e cila është më e madhe se çdo gjë tjetër që vendi ka treguar në të kaluarën.
Në fjalën e tij, Kim Jong Un tha se vendi do të vazhdojë të “forcojë” ushtrinë e tij për “vetëmbrojtje dhe parandalim”.
Koreja e Veriut nuk ka treguar raketa balistike në paradat e saj që kur Presidenti Donald Trump dhe Kim mbajtën samitin e tyre të parë në 2018.