Koronavirus në Elbasan ,testohen të dyshuarit!

0
227

Gjatë 24 orëve të fundit Drejtoria Vendore e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Elbasan ka bërë disa teste në persona të dyshuar si të prekur nga Covid-19 dhe nga përgjigjet e mbërritura sot ato kanë rezultuar negativë.

Aktualisht në Elbasan janë 11 raste aktiv ku dy I përkasin bashkisë së Belshit ndërsa 9 bashkisë së Elbasanit pasi rasti I 24-vjeçarit të konfirmuar gjatë ditës së djeshme rezulton se është me origjinë nga Belshi por banues në Elbasan.

Që prej fillimit të pandemisë në qarkun e Elbasanit u prekën nga Covid-19 31 persona nga të cilët 20 tashmë e kanë fituar betejën me koronavirus dhe gëzojnë shëndet të plotë.

Elbasaniflash.al