Koronavirus prek bashkinë e Elbasanit! Konfirmohet pozitive me COVID-19 specialisti

0
199

Në Elbasan  është konfirmuar vetëm një rast pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një punonjës të bashkisë, i cili është specialist dhe punon në njësinë administrative Labinot.Pas konfirmimit me Covid-19 ai është veteizoluar në banesën e tij!

Po ashtu në qytetin e Peqinit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus dy persona, të cilët janë burrë e grua.Të dy janë avokatë dhe pavarësisht se jetojnë në Tiranë tamponi iu bë në Peqin, pasi kishin simptoma.

Aktualisht numri i të infektuarve me koronavirus në bashkinë e Peqinit është 4.

Elbasaniflash