Brazili është ndër shtetet që po njeh një rritje të konsiderueshme të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.
Vetëm në 24 orët e fundit, në Brazil kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19, 221 persona.
Numri total i të vdekurve për shkak të virusit në Brazil ka shkuar në 92 789 individë.
Në 24 orët e fundit, janë infektuar me koronavirus në Brazil 9 378 njerëz.
Ndërsa, numri total i personave të infektuar me Covid-19 në këtë vend ka shkuar në 2 675 676 individë.
Shteti me më shumë të vdekur për shkak të koronavirusit është SHBA, pasuar nga Brazili, India, Rusia, Afrika e Jugut, Meksika, Peruja dhe Kili.
(d.xh/ balkanweb)