Në listën e institucioneve të përfshira nga vala e Covid-19 përfshihet dhe Bashkia e Pogradecit.
Ditën e sotme është konfirmuar punonjësi i pushtetit lokal ndërkohë bashkia vijon punën me masa të rrepta sigurie.
Pritet të bëhen dezinfektimi i ambienteve, ndërsa punonjësit e DSHP po bëjnë gjurmimin e kontakteve të mundshme.
Qarku i Korçës është shtuar me 6 raste të tjera me Covid-19, çka e ka çuar në 46 numrin e personave aktivë, specifikisht 4 në Pogradec, 1 në Korçë dhe 1 në Devoll.
oranews