Koronavirusi i merr jetën dy burrave në Elbasan,ja ku jetonin

0
253

Dy persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan.

Gazetari Aldo Kozarja bën me dije për abcnews.al se bëhet fjalë për një 85 vjeçar me banim në lagjen “Beqir Dardha” dhe një 60-vjeçar, i cili jeton në lagjen “Dyli Haxhire”.

Me dy jetët e humbura sot, numri i viktimave nga koronavirusi në Elbasan shkon në 63 që prej fillimit të pandemisë. /abcnews