Koronavirusi, Italia nesër vë “traun” me Shqipërinë: Kush lejohet të kalojë

0
184

Pas vendosjes së detyrimit që çdo punonjës i sektorit public dhe privat të tregojë certifikatën shëndetësore për të hyrë në vendin e punës, Italia duket se po ndërmerr masa të tjera në kuadër të mbrotjes nga koronavirusi.

Autoritetet vendase kanë vendosur që të mos lejojnë futjen e udhëtarëve nga Shqipëria për në Itali në rastet kur kemi të bëjmë me një udhëtim jo esencial. Pas këtij vendimi, duke filluar nga dita e nesërme, askush nuk do të mundet të futet në Itali për turizëm apo qëllime të ngjashme përveç rasteve kur ka një arsye të fortë.

Gjithçka rrjedh pas një urdhri të lëshuar në gusht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e liston Shqipërinë bashkë me disa shtete të tjera si të “lira” për të udhëtuar deri më datë 25 tetor sipas kushteve të vendosura më herët. Momentalisht nuk ka një njoftim nëse shqiptarët do të mund të udhëtojnë për në Itali sipas kushteve të lehtësuara të vendosura në gusht, rrjedhimisht situata kthehet në regjimin e mëparshëm.