Koronavirusi në botë: 642 mijë viktima dhe rreth 16 milion të infektuar

0
226

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në rreth 16 milion, përkatësisht 15,945,330 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 642,776.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 148,490 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 85,385, Britania e Madhe me 45,677, Franca me 30,192 , Italia me 35,097dhe Spanja me 28,432.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Në Shqipëri janë shënuar 128 viktima dhe janë regjistruar 4,570 të infektuar.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 9,742,879 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 5,4 milion raste aktive që presin të shërohen.

Ora news