Koronavirusi në Durrës, një pjesë e administratës në karantinë

0
338

Si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19 në Durrës, një pjesë e administratës së Bashkisë është në karantinë. “Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për mungesën e shërbimit nga disa sektorë të bashkisë gjatë kësaj periudhe të karantinës”, thuhet në një njoftim të Bashkisë në rrjetet sociale.

Vetëm në 24 orët e fundit, në qytetin bregdetar janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve një punonjës i Bashkisë. Më parë u vendos që të mbyllej zyra e urbanistikës, protokollit, arkivës, kabinetit, sekretarisë dhe ajo e kryetares, me urdhër nga ISSH.

Në Durrës, raportohet të ketë 25 raste aktive personash me Covid-19.

A2