Italia ka hyrë në fazën e dytë të pandemisë Covid 19 e në fazë kritike të përhapjes së saj. Prej shumë javësh autoritetet zyrtare informojnë mbi një shtim ditë pas dite të vatrave të infektimit e të nurmit të banorëve të infektuar e java e fundit dhe problematika në shërbimin shëndetësor territorial.
Prej kësaj fundjave në disa rajone italiane ka nisur zbatimi i masave të lockdown-it territorial me territore e zona të ndaluara për të lëvizur e aktivitete tregtare të mbylluara.
Kreu i shtetit italian ka thirrur javën e ardhshme mbledhjen e Këshillit Suprem të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht mbi këtë moment të vështirë historik që po kalon vendin.
Ministria Italiane e Shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 644 të infektuar më shumë e 151 viktima më shumë.
Numri i personave pozitivë aktivë nga koronavirus është 17180 .
Në shtim fatmirësisht dhe numri i personave të shëruar. Janë shënuar 2309 më shumë se dje e numri i tyre është deri më sot 264 117.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve Covid në Itali është 304 509 e numri i viktimave në 37 210.
Lombardia mbetet rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve me 4959 e 51 viktima. 2306 të infektuar më shumë janë shënuar vetëm në qytetin e Milanos. Në këtë rajon janë kryer 32 709 tampone gajtë 24 orëve të fundit.
Në rajonin e Campanias ku një antë më parë u zhvillua dhe manifestimet e protestës anti lockdown, në kreyqendrën e saj Napoli, janë regjistruar 1718 të infektuar e 12 530 tampone të kryera në 24 orët e fundit
Ora news