Italia regjistroi sot 753 viktima e 34.283 të infektuar nga pandemia e koronavirusit.
Ka arritur në 1.272.352 numri i përgjithshëm i të infektuarve Covid në Itali e në 47.217 numri i viktimave.
Të infektuar aktualë pozitivë në Itali janë 743.168 persona.
Fatmirësisht ditë pas dite shënohet dhe një numër në rritje i të infektuarve që shërohen nga pandemia. Dita e sotme ka regjistruar 24.169 të shëruar më shumë e numri i tyre ka arritur në 481.967.
Në 24 orët e fundit janë kryer një numër i lartë tamponesh, 234.834, e numri i tyre i përgjithshëm është deri më sot 19.474.341.
Në 24 orët e fundit kanë kërkuar kurim spitalor 430 pacientë më shumë e numri tyre ka arritur në 33504 , ndërsa në repartet e terapisë intesive janë shtruar 58 pacientë më shumë.
Ora tv