Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK kërkon dënimin me një vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës

0
2

SPAK ka dhënë pretencën për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla.

Prokuroria kërkon për zyrtarin e lartë , dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv ne zgjedhje, të kryer në bashkëpunim.

Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e se drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u la për datën 10 janar.