
Britania e Madhe ka sanksionuar një sërë individësh shqiptarë që dyshohet se kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor .
Në një postim në Twitter, “UK in Albania” bën të ditur se vendi ka marrë ndërmarrë kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin dhe se mesazhi i tyre është që veprimtaria kriminale nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
“Këtë javë, Britania e Madhe ka ndërmarrë veprime kundër disa individëve shqiptarë me lidhje me kriminalitetin dhe korrupsionin. Mesazhi ynë: Veprimet kriminale nuk do të mbeten pa pasoja. Së bashku me #Shqipërinë, do të sigurohemi që askush të mos jetë mbi ligjin.”
Lajmi në përditësim…
This week the #UK has taken disruptive action against several Albanian individuals with ties to criminality & corruption. Our message: criminal actions will not go without consequences. Together with #Albania, we’ll make sure that no one is above the law. https://t.co/BEGqhS3QOQ
— UK in Albania (@UKinAlbania) July 21, 2022
