Korrupsion në sistemin e drejtësisë, GJKKO jep vendimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka

0
514

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite shërbim prove ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka e akuzuar për korrupsion. Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare për ish-gjyqtaren.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 milionë lekësh ish-gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1.4 vite.

Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë te kësaj çështjeje Taulamt Romallari dhe Andrea Tiranë, GJKKO, i dënoi ato me nga 1.4 dhe 6 muaj burg Për të gjithë të pandehurit u urdhërua lirim i menjëhershëm, pasi e kanë kryer dënimin me paraburgim.

Akuza ndaj Zamira Vyshkës 

Zamira Vyshka u arrestua në 22 korrik të vitit 2022 me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv sa i takon uljes së dënimit të të burgosurit, Xhulio Musai. Familjarët e këtij të fundit i ofruan gjyqtares 200.000 lekë për uljen e dënimit ajo nuk pranoi dhe kërkoi 400.000 lekë. Mirëpo gjatë kesaj kohë familjarët kanë qenë nën përgjim, gjë e cila ccoi dhe në arrestimin e saj. Gjyqtarja Vyshka nuk ka dalë akoma para vetingut, ndërkohë që avokati Ilir Pashaj ishte larguar nga detyra si gjyqtar ne vitin 2017 për të mos dalë para vetingut.