Korrupsion në zgjedhje, tregim i sekretit shtetëror dhe…/ SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për Jurgis Çyrbjan, Altin Hajrin dhe Ahmet Mashën

0
2

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën ndaj tre të pandehurve në një çështje që lidhet me korrupsionin zgjedhor të vitit 2021 dhe tregimin e sekreteve shtetërore.

Sipas pretencës së SPAK-ut:

Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, me një dënim përfundimtar prej 2 vitesh pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Altin Hajri përballet me akuzat për korrupsion në zgjedhje dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, SPAK ka kërkuar 3 vite burg, të cilat ulen në 2 vite me gjykim të shkurtuar.

 

 

Ahmet Masha akuzohet për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg, të cilat reduktohen në 1 vit e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.