“Korrupsioni altiv në zgjedhje”, SPAK deklaratë zyrtare: Ish-deputeti nën akuzë për 3 vepra penale

0
28

SPAK me anë të një deklarate për mediat ka dhënë detaje nga arrestimi i Jurgis Çyrbjas

Çyrbja akuzohet për tre vepra penale. Ai është i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Përpos akuzave për shpërdorim detyre, Çyrbja është në akuzë për vepra penale që kanë lidhje me zgjedhjet.

Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje.

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e SPAK.