Industria e përpunimit të qumështit po përballet me rritje të kostove të përpunimit të lëndës së parë. Kriza energjetike mbetet faktori kryesor i cili po ndikon negativisht industrinë, duke e bërë më të shtrenjtë prodhimin e përpunimin e produkteve finale.
Ndërkohë që çmimet janë dyfishuar edhe nga fermerët.
Po ashtu, nga data 1 korrik qeveria njoftoi se gazi për këtë sektor do të taksohet 6 lekë për litër, sipas paketës së re fiskale. Ky i fundit është thelbësor për ngrohjen e lëndës së parë, qumështit, dhe si i tillë i shtohet hallkës së shpenzimeve. Sipas përfaqësuesit e kësaj industrie, sektori ndihet i pambrojtur dhe është në risk falimenti.
Ekspertët sugjerojnë se subvencionet dhe formalizimi përmes skemave të nevojshme nga qeveria për këtë indutri do të mbante nën kontroll çmimet e produkteve të bulmetit. Por, sot është tregu ai që përcakton çmimet, ndaj qytetarët duhet të përgatiten për çdo rritje të mundshme të produkteve të bulmetit.