KQZ propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit.“Kanë marrë donacione jashtë rregullave”,

0
56

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozon gjoba për kandidatët në zgjedhjet e 14 majit.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se disa kandidatë kanë marrë donacione jashtë rregullave dhe jo në rrugë bankare.

KQZ propozoi gjobitje për kreun e Bashkisë Belsh, Arif Tafani me 206 mijë lekë,

-kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi me 138 mijë lekë;

-kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sakon me 75 mijë lekë,

-kryebashkiakun e Kuçovës Kreshnik Hajdari me 500 mijë lekë;

-Majlinda Bufin e Roskovecit me 243 mijë lekë,

-Mariglen Dishën e Librazhdit me 125 mijë lekë;

-Agron Malajn e Burrelit me 80 mijë lekë,

-Bukurosh Maçin e Peqinit me 70 mijë lekë,

-Albert Mlyshin e Mirditës me 300 mijë lekë,

-Bardh Spahian, kandidatin e PD në Shkodër me 445 mijë lekë.

-Bujar Hoxhën, kandidat i PD në Urën Vajgurore 156 mijë lekë,

-Igli Carën, 368 mijë lekë;

-Lefter Maliqin 170 mijë lekë,

-Luçiano Boçin 72 mijë lekë,

-Pjerin Ndreun 720 mijë lekë.