KQZ shtyn regjistrimin e PD, Celibashi: 48 orë afat për plotësimin e dokumentacionit nga Basha

0
110

KQZ shtyn regjistrimin e PD duke i lene 48 ore afat per plotesimin e dokumentacionit.

Për KQZ të drejtën për të regjistruar PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka z. Basha, por dokumentacioni i dorëzuar nuk është i plotë. Celibashi vlerësoi se autorizimit të dorëzuar nga Indrit Sefa i mungon qartësia.

“Cdo kompetencë tjetër mund të delegohet te të tretë. Deklarata e kryetarit të partisë është përgjegjësi dhe si përgjegjësi ajo nuk mund të delegohet.Kompetenca mund të delegohet, përgjegjësia nuk mund të delegohet, ndaj duke e konkluduar këtë arsyetim, vlerësoj që dokumentacioni i paraqitur nga përfaqësuesi i PD, z.Basha nuk është i plotë ndaj do ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara. ” u shpreh Celibashi.