“KQZ të bëjë vetting”, Kim: Janë tre persona të shpallur “non grata” nga SHBA

0
166

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka bërë një deklaratë të fortë nga Elbasani ku ka thënë se 3 persona që janë përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë janë shpallur non grata nga SHBA.

Teksa u pyet për kandidimin e Tom Doshit në Shkodër, diplomatja amerikane në Tiranë nuk pranoi të fliste me emra konkretë por ftoi këdo që do të njihet me ta të kërkojë në “listën e zezë” të SHBA-ve.

YURI KIMKa tre persona që Sekretari i Shtetit i ka përcaktuar, nuk kam për t’i përmendur emrat e tyre por mund të shihni dhe ti gjeni. Për çështjen e  listave më lejoni të them sikurse e kemi thënë më herët këndvështrimi i SHBA është shumë i qartë. Mendoj se partitë e kanë marrë këtë në konsideratë, jo të gjitha por pjesa më e madhe e tyre.

Tashmë këto janë në KQZ dhe është detyrë e tyre dhe të bëjnë vettingun e kandidatëve. Pas këtij procesi nuk është për tu habitur që disa nga kandidatët mund të skualifikoheshin. Fuqia përfundimtare qëndron tek votuesi. Një përmirësim shumë i mirë nga e shkuara është fakti që votuesit do të votojnë edhe për kandidatët.

Kam dëgjuar që blerja e votës është problem në Elbasan, por jo vetëm. Ata që përpiqen të blejnë vota jeni duke shkelur ligjin. Atyre që u kërkohet të blihet vota do ju thoja vota juaj është pushteti juaj.

Pozicioni i SHBA është shumë i qartë, bisedat e mia me liderët politikë janë shumë të sinqerta. Bëhet fjalë për të gjithë Shqipërinë. Të gjitha këto i keni në faqen e DASH“.