Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar gjatë Konferencës për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar” ka thënë se grupët kriminale shqiptare janë bërë më të egra duke iu referuar vrasjeve të fundit.
Sipas tij grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai.
Arben Kraja: Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai.
Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egra. Flas për shkak të vrasjave të ndodhura kohët e fundit.
Teknologjia që ata perdorin, sic janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnje shtet i vetem nuk e lufton dot kete aktivitet te organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar. Nga bashkëpunimi me SPAK, skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton droge.