12 dhe 13 qershori mblodhi në Kishën e Shna Ndout në Laç mijëra besimtare, të cilët kremtuan festen e këtij shenjtori.
Të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë besimtaret nisen rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, për të kaluar natën pranë Kishës së “Shna Ndout.”
Pelegrinj të besimeve të ndryshme fetare thonë se ky vend ka bërë mrekulli të shumta, ndaj dhe besojnë tek kisha e Laçit.
“Unë kam ardhur nga Puka, vij dy-tre herë në vit. Do pushoj sot këtu,” thotë një besimtar.
“Zoti na ka ndihmuar me fëmijë e me të gjithë, na ka dhënë mbarësi gjithkund,” thotë një tjetër.
“Është natë e madhe sot, i shenjti Shna Ndou të na ndihmojë. I bëjmë thirrje të na falë gabimet. Unë vij çdo të marrtë,” thotë besimtari.
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, përfaqësues të Kishës thonë se njerëzit janë treguar besnik ndaj këtij vendi të shenjtë.
“Kanë kërkuar shëndet, kanë kërkuar mbarësi dhe fatin e jetës. Çdo të martë është një mesazh i Ungjillit, një mesazh i lajmit të mirë që vjen prej Zotit,” tha Përfaqësues i Kishës se Shna Ndout,Prel Gjurashaj.
Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të Kishës kanë qëndruar në gadishmëri 2 autoambulanca dhe personeli mjekësor.
Por pavarësisht masave të marra fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje në qytetin e Laçit.
Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë ore dhe u krijua radhe km automjetesh nga autostrada deri në Kishën e Shna Ndout.
Kjo situatë u krijua dhe si shkak i punimeve që po kryhen në qytetin e Laçit në kuadër të rindërtimit nga tërmeti, pasi një pjesë e rrugëve janë të bllokuara dhe nuk lëvizet.e