Kremtohet Krishtlindja, besimtarët ortodoksë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, mesha udhëhiqet nga kryepeshkopi Janullatos (FOTO)

0
209

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen.

Ky është viti i dytë që Krishtlindja festohet ndryshe, mes kufizimeve të vendosura nga pandemia e koronavirusit.

Në respektim të masave anti-Covid dhe duke shmangur grumbullimet, këtë mëngjes po zhvillohet mesha e besimtarëve ortodoksë në katedralen “Ngjallja e Krishtit”. Mesha udhëhiqet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Kryepeshkopi Anastas Janullatos, teksa uron besimtarët shkruan se dhurata më e bukur në këtë ditë është forcimi i besimit në Zot.

Ndërkohë që mbrëmë në Katedralen e ‘Shën Palit’, Imzot George Frendo ka mbajtur meshën e tij të fundit si Arqipeshkv, e ndërsa përcolli edhe mesazhe për më shumë dashuri dhe paqe mes njerëzve.