Kremtohet Krishtlindja, mbahet mesha e shenjtë në Tiranë/ Besimtarët festojnë lindjen e Krishtit, luten për shëndet e begati

0
2

Besimtarët ortodoksë i janë drejtuar të mërkurën Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë për të marrë pjesë në meshën e shenjtë, për festën e Krishtlindjes.

Mesha drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe dy ndihmësit e tij.

Besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për më shumë shëndet, begati, paqe dhe mbarësi në familjet e tyre. Mesha ka nisur prej mëngjesit dhe do vijojë deri në orën 11:00.

Kjo është një ditë e shënuar, pasi besimtarët e krishterë dhe ortodoksë kremtojnë lindjen e Krishtit./abcnews.al