Si çdo vit edhe këtë 4 Qershor është kremtuar festa e Shën Joan Vladimirit në fshatin Shinjon të bashkisë së Elbasanit përkatësisht në manastirin I cili mban edhe emrin e shenjtorit. Kremtimet e festës kanë filluar që ditën e djeshme dhe të shumtë ishin besimtarët të cilët e kaluan natën në ambientet e manastirit. Kjo festë ka marrë përmasa të gjera jo vetëm për besimtarët orthodhoksë por edhe për zonën përreth, e cila e kishte shpallur këtë ditë festë të komunës Bradashesh. Mesditën e kësaj të kremteje u zhvillua edhe një program artistik, i përgatitur nga kjo komunë. Të pranishëm për të përcjellë urimet e tyre ishin edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe kryebashkiaku Gledian Llatja./Elbasani flash