“Krenar”, Rama publikon foton: Flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit valëvitet në oborrin e Evropës

0
89

Kryeministri Rama ka publikuar mëngjesin e sotmë një foto ku shihet flamuri shqiptar duke u valëvitur në oborin e Evropës.

“Mirëmëngjes   me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, shkruan kryeministri Rama.

Shqipëria ditën e djeshme, së bashku me Maqedoninë e Veriut çelën zyrtarisht negociatat për aderimin në Bashkimin Evropian.

Evropian.

19 korriku ishte  një ditë historike, pasi vendi ka synuar për gati tre dekada për të arritur pikërisht në këtë fazë.

Përfaqësuesi i KE-së parashtroi gjatë fjalës së tij detyrimet që ka Shqipëria gjatë këtij rrugëtimi të gjatë në drejtim të Bashkimit Europian. Ai tha se BE pret që Shqipëria të respektojë traktet e Bashkimit Europian mbi të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë që Shqipëria të jetë një shtet ligjor, ku zbatohen të drejtat e njeriut duke përfunduar edhe Reformën në Drejtësi, reformën në administratën publike si edhe reforma të tjera të ngjashme.

Çfarë ndodh më pas?

KE dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë ngushtë për përmbushjen e detyrimeve dhe më pas do të kalohet në procesin që quhet “screening”, ku KE do të verifikojë nëse janë përmbushur apo jo kushtet dhe nëse janë realizuar reformat. Më pas, KE do të miratojë raportin që kërkon integrimin e vendit në BE. Kjo është një rrugë shumë e gjatë dhe do të varet nga shpejtësia e plotësimit të kushteve./Abcnews.al/