Puna shpërblehet gjithmonë, bashkë me talentin. Dhe Armando Broja po i shfrytëzon të gjitha me punë, talent dhe përulje duke shkëlqyer në Premier League. Sot CIES Football Observatory, sajti më i rëndësishëm i statistikave në botë për futbollin ka zbuluar 100 talentet më të mirë në Europë që kanë bërë më mirë.
Pra është gjë tjetër të kesh talent dhe gjë tjetër ta shfrytëzosh dhe kështu e ka bërë Armando Broja i cili ka shfrytëzuar talentin dhe sot mund ta themi me krenari se ka marrë dhe vlerësimin më të mirë.
Sulmuesi kuqezi renditet i 13-ti mes 100 talenteve të Europës në 32 kampionatet e kontinentit të cilët kanë luajtur të paktën 1 mijë minuta.
Renditja është bërë nëpërmjet një analize që merr në konsideratë performancën e lojtarëve në krahasim me shokët e tyre të ekipit, nivelin sportiv të ekipit, si dhe nivelin e kundërshtarëve.
Për më tepër, përveç pozicionit në fushë, studimi i kategorizon të gjithë lojtarët e renditur në pesëmbëdhjetë profile të ndryshme teknike të krijuara në bazë të njëmbëdhjetë treguesve, gjashtë sulme (duele ajrore të fituara në sulm, asistime, krosime, pasime kyçe, goditje të suksesshme dhe driblime), katër në mbrojtje (duele ajrore të fituara në mbrojtje, goditje, rikuperime dhe ndërprerje) dhe pasime.
Pra një analizë e detajuar që shpërblen Armando Brojën dhe e bën atë një nga talentet e Europës, një yll të ardhshëm të futbollit.
Mjafton të shihen emrat e tjerë në tabelë për të kuptuar se çfarë xhevahiri kemi në gjirin tone të cilin duhet ta mbrojmë dhe ta ndihmojmë të bëhet një yll i futbollit botëror./Ora News/.