Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton listën me 4 kandidatë për kreun e ri të SPAK-ut.
Kandidatët janë Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho
Sokol Stojani, kryetari i komisionit të zhvillimi të karrierës në KLP, u shpreh: “Janë 4 kandidatë në garë, të jenë prokurorë të SPAK, të mos jenë drejtues, të kenë paraqitur platformë dhe të mos kenë masë disiplinore. Të katër kandidatët i plotësojnë kushtet për të garuar për të qenë në krye të SPAK: Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
Kreut të SPAK, Altin Dumani, i mbaron mandati 3-vjeçar në muajin dhjetor të këtij viti.