Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik:
-ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit S. B., 37 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa leje, një objekt, në fshatin Rrasë, me qëllim përfitimin;
-arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar disa sende shtëpiake, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan:
-ndaluan shtetasin B. B., 37 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e bashkëjetueses së tij, 15 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit V. Ç., 75 vjeç dhe Q. D., 64 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Librazhd/Më datë 17.09.2025, shtetasi A. C., 59 vjeç, dyshohet se në kushte të rënda psikologjike, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë. Aktualisht është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.