Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit. Sic njofton policia, i arrestuari është E.Xh, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.
Sakaq vijon puna dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policise:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan shtetasin E. Xh., 27 vjeç, banues në fshatin Hondisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale, me një shtetase të mitur 13-vjeçare.