Kreu testin e Covid-19, këngëtarja e njohur tregon publikisht përgjigjen

0
184

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj iu nënshtrua ditën e sotme testit për koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, përmes një postimi në InstaStory, duke publikuar një foto nga shtrati ku shfaqej shumë e shqetësuar.

Mirëpo, pak më parë, Beatrix duket se ka marrë përgjigjen dhe nuk ka nguruar që ta ndajë publikisht me ndjekësit.

“Fatmirësisht u testova negative për Covid-19. Faleminderit të gjithëve për shqetësimin tuaj”, ka shkruar këngëtarja./abcnews.al