Për herë të parë në botë, studiuesit izraelitë kanë zhvilluar implantet e para të shtyllës kurrizore bioteknologjike të krijuara posaçërisht për të trajtuar paralizën.
CNN raporton se implantet e shtyllës kurrizore u testuan te kaviet me paralizë dhe rezultoi se ato arritën të rikuperpjnë 80% deri në 100% te të aftësisë për të ecur.
Shkencëtarët tashmë po planifikojnë hapin tjetër, fillimin e provave klinike te njerëzit për një periudhë kohore 3-vjeçare, me qëllim rigjenerimin e shtyllës kurrizore të pacientëve të paralizuar.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori Tal Dvir, drejtor i Qendrës Sagol për Bioteknologjinë Rigjeneruese në Universitetin e Tel Avivit, i cili botoi punimin në revistën Advanced Science, thanë se qëllimi tyre për vitet e ardhshme është të krijojmë gjashtë implante kurrizore që do të riparojnë, indet e dëmtuara nga lëndimi, pa rrezikun e refuzimit të implantit.