Krijonte adresa false me të dhënat e personave të tjerë, arrestohet 31 vjeçari në Elbasan

0
267

Një 31 vjeçar nga Elbasani ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Falsifikimi kompjuterik”. Policia njofton se i riu krijonte adresa false në rrjete sociale me të dhënat e shtetasve të tjerë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 31-vjeçari, gjatë periudhës tetor 2022-shtator 2023, ka krijuar 8 llogari false, duke përdorur në kundërshtim me ligjin, të dhëna të shtetasve të tjerë.

Gjatë kontrollit në banesën e personit në fjalë, policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, 2 celularë nëpërmjet të cilëve ky shtetas menaxhonte llogaritë.